fbpx
Coming soon.
ANTIRICIKLIM

 

  • Adaptim 360 ° me Antiriciklimin dhe asistencë të vazhdueshme.
  • Kryerja, rishikimi dhe vlerësimi i përputhshmërisë në interval të rregullt.
  • Analizë të trajtimeve të kryera.
  • Trajnim.

 

Studio EON ofron preventiv falas të personalizuar – përputhshmëri(compliance) me Antiriciklimin.

Politika e privatësisë

Më 25 maj 2018 hyri në fuqi GDPR (Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave ose Rregullorja Evropiane për Mbrojtjen e të Dhënave – Rregullorja e BE-së 2016/679). Ky legjislacion imponon rregulla të reja për përpunimin e të dhënave personale. Edhe pse zyrtarisht hyri në fuqi më 24 maj 2016, GDPR do të zbatohet drejtpërdrejtë në të gjitha vendet e BE që nga 25 maji 2018.
Rregullat gjithashtu vlejnë për kompanitë e vendosura jashtë Bashkimit Evropian që ofrojnë shërbime ose produkte brenda tregut të BE(callcenter inbound dhe outbound, data entry, upselling, upgrading, helpdesk, sherbim klienti etj.). Të gjitha kompanitë, kudo që janë themeluar, do të duhet të respektojnë rregullat e reja. Kompanitë dhe institucionet do të kenë më shumë përgjegjësi dhe rastet e mospërputhjes me rregullat rrezikojnë dënime të rënda. 

Studio EON, me konsulentë të certifikuar sipas skemës CDP(Certified in Data Protection) Privacy Officer dhe Këshilltar i Privatësisë, lëshuar nga TUV Italia, është në gjendje të mbështesë, të asistojë dhe të planifikojë të gjitha fazat e proçesit të përshtatjes me Rregulloren e re të Privatësisë:

PRIVATËSIA – GDPR

  • Adaptim 360 ° me GDPR (Rregullorja BE 2016/679) dhe asistencë të vazhdueshme.
  • Analizë të trajtimeve të kryera.
  • Hartim të privatësisë dhe politikës së IT.
  • Verifikim specifik të përputhshmërisë me GDPR për sa i përket marrëdhënieve të punës (kontroll në distancë, e-mail, përdorimtë pajisjeve të biznesit, përpunim të të dhënave të ndjeshme, menaxhim të regjistrave etj.).
  • Përgatitje të modelit organizativ për mbrojtjen e të dhënave.
  • Hartim të privatësisë dhe politika për cookie për faqet e internetit.
  • Kontroll të përputhshmërisë së faqeve të internetit dhe përpunimin e të dhënave të kryera nëpërmjet tyre.
  • Trajnim për Rregulloren Evropiane të Mbrojtjes së të Dhënave.
  • Trajnim për DPO(Data Privacy Officer).
  • Përgatitje të e regjistrit të trajtimit të të dhënave.
  • Hartim të dokumentacionit për të përmbushur GDPR.
  • Shërbim të integruar të këshillave teknike për hartimin e DPIA (Data Protection Impact Assessment) dhe përshtatjen me dispozitat në fuqi për bizneset.

Kodi në praktikë:

  • përcakton parimin që trajtimi kryhet duke respektuar të drejtat dhe privatësine e personit në fjalë
  • thuhet se aprovimi duhet të shprehet me kusht që të jetë një trajtim i përshkruar në menyrë të qartë;
  • kërkon që të gjithë ata që përpunojnë të dhënat personale ti përmbahen masave minimale të sigurisë.

 

Studio EON ofron preventiv falas të personalizuar – përputhshmëri(compliance) me GDPR.

Sanksionet

Në rast të mospërmbushjes së detyrimeve për privatësinë, Rregullorja Evropiane e Privatësisë (GDPR) parashikon:
Sanksionet administrative deri në €20,000,000 ose deri në 4% të të ardhurave tuaja nëse janë më të mëdha se kjo shumë.

Çdokush që ka për detyrim, dhe nuk arrin të marrë masat minimale të kërkuara nga ligji, dënohet sipas ligjeve në fuqi.

Ligji Nr.10237, datë 18 shkurt 2010 parashikon një sërë detyrimesh të punëdhënësit për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e punonjësve të tij. Midis tyre është hartimi i DVR (Dokumenti i Vlerësimit të Riskut) dhe sigurimi i informimit dhe trajnimit të punëtorit përmes kurseve të trajnimit të detyrueshëm. Vëmendja në rritje në vitet e fundit nga autoritetet përgjegjëse për kontrollin e bën të domosdoshme mbrojtjen e punëmarrësit dhe garantimin e punëdhënësit.

Studio Eon ofron një shërbim konsultimi teknik të integruar për përpunimin e DVR dhe përshtatjen e biznesit me dispozitat e ligjit Nr.10237, datë 18 shkurt 2010.

Në veçanti:

– Konsulencë për këtë temë në ambientet e biznesit
– Hartimi i dokumentit të vlerësimit të rrezikut DVR (neni 6, pika 4, shkronja b dhe neni 8 i Ligjit nr. 10237, date 18 shkurt 2010)
– Redaktimi i planit të emergjencave dhe të evakuimit
– Përgatitja e plan-vendosjes së paisjeve të mbrojtjes nga zjarri
– Kursi i trajnimit të ndihmës së shpejtë
– Kursi i trajnimit për zjarrfikje
– Kurse të tjera trajnimi të detyrueshme apo të nevojshme
– POS (Plani i Sigurisë Operacionale)
– Certifikata për parandalimin e zjarrit
– Asistence vjetore mbi Ligjin Nr.10237, datë 18 shkurt 2010
– Dokumentacion tjetër i nevojshëm për kompaninë

SANKSIONET

Neni 43
Për shkelje të dispozitave të këtij ligji, me përjashtim të rasteve kur ato nuk përbëjnë vepër penale, vendosen sanksionet e përcaktuara në nenet 31, pika 1, 32, 33 e 35 të ligjit nr. 9634, datë 30.10.2006 “Për inspektimin e punës dhe Inspektoratin Shtetëror të Punës”.

HACCP

HACCP( Analiza e Rreziqeve dhe Pikat Kritike të Kontrollit) është një sistem i vetëkontrollit që çdo operator në sektorin e ushqimit duhet të zbatojë për të vlerësuar dhe përllogaritur rreziqet dhe për të vendosur masa kontrolli për të parandaluar probleme higjienike dhe sanitare.

Legjislacioni shqiptar me udhëzimin nr. 20, datë 25.11.2010 “Për zbatimin e programeve paraprake, të praktikave të mira të higjenës, praktikave të mira të prodhimit dhe procedurave të bazuara në analizën e rreziqeve dhe pikave kritike të kontrollit (HACCP) në stabilimente ushqimore”, parashikon  detyrimin për të aplikuar protokollin HACCP për të gjithë operatorët në sektorin e ushqimit.
Duhet te zbatojne protokollet e sistemit H.A.C.C.P. të gjithë  “Bizneset ushqimore” (çdo veprimtari e ndërmarrë për qëllime përfitimi ose jo, publike ose private, për prodhimin, përpunimin dhe shpërndarjen e ushqimit) dhe të gjithë “Operatorët i biznesit ushqimor” (çdo person fizik ose juridik, i regjistruar për të kryer veprimtari, që lidhen me biznesin ushqimor), pika 2 dhe 3, neni 3, ligji 9863 “Për Ushqimin” datë 28.1.2008.

Përgjegjës është pronari ose personi i deleguar në mënyrë specifike dhe duhet:

  • Të analizojë rreziqet e mundëshme për ushqimin
  • Të identifikojë pikat ku mund të ndodhin rreziqet për ushqimin,
  • Të marrë hapat për të siguruar që ato pika nuk mund të dëmtojnë produktet ushqimore,
  • Të identifikojë dhe zbatojë proçedurat e kontrollit dhe mbikëqyrjes për pikat kritike,
  • Të kryejë analiza periodike të kontrollit
  • Të rishikojë në mënyrë periodike dhe në rastet e ndryshimeve të çdo procesi dhe lloji veprimtarie, analizat e rrezikut, pikat kritike dhe proçedurat e kontrollit dhe mbikëqyrjes
  • Të hartojë një dokument mbi të cilin theksohen pikat e mëparshme(manuali i vetëkontrollit HACCP)
  • Të trajnojë dhe informojë operatorët përgjegjës për higjienën e ushqimit në lidhje me llojin e aktivitetit.

Kontrollet:
Verifikimi fillestar i përshtatshmërisë së planeve të HACCP-së kryhet nga AKU-ja

Sanksionet:
Shkeljet e dispozitave të këtij ligji (ligji 9863 datë 28.1.2008), kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe ndëshkohen me gjobë nga inspektorët e Kontrollit të Ushqimit dhe të Ushqimit për Kafshë, të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit si më poshtë:

  1. a) Nxjerrja në treg e ushqimeve të reja, në kundërshtim me pikën 1 të nenit 28 të këtij ligji, nga 100.000 deri në 300.000 lekë
    b) Etiketimi i ushqimeve të reja, në kundërshtim me nenin 36 të këtij ligji, nga 100.000 deri në 300.000 lekë.
    c) Nxjerrja në treg e ushqimeve të reja për kafshë, në kundërshtim me pikën 1 të nenit 54 të këtij ligji, nga 100.000 deri në 300.000 lekë.
    ç) Etiketimi i ushqimeve të reja për kafshë, në kundërshtim me nenin 56 të këtij ligji, 36 nga 100.000 deri në 300.000 lekë.

d) Nxjerrja në treg e ushqimeve, në kundërshtim me pikën 2 të nenit 10 të këtij ligji,nga 300.000 deri në 500.000 lekë.
dh) Importimi i ushqimeve, në kundërshtim me pikën 1 të nenit 14 të këtij ligji, nga1.000.000 deri në 2.000.000 lekë.
e) Zhvillimi i biznesit në një stabiliment të paregjistruar, në kundërshtim me nenin 19 të këtij ligji, nga 1.000.000 deri në 2.000.000 lekë.
f) Çdo veprim në kundërshtim me përgjegjësitë e operatorit të biznesit, sipas nenit 24 të këtij ligji, nga 100.000 deri në 200.000 lekë.
g) Çdo veprim në kundërshtim me kërkesat e vetëkontrollit, të përcaktuara në pikat 1,2 e 4 të nenit 26 të këtij ligji, nga 100.000 deri në 200.000 lekë.
gj) Hedhja në treg e ushqimit për kafshë të pasigurt, në kundërshtim me pikën 1 të nenit 49 të këtij ligji, nga 100.000 deri në 200.000 lekë.
h) Çdo veprim në kundërshtim me kushtet e higjienës së ushqimeve, të përcaktuara në nenin 23 të këtij ligji, nga 300.000 deri në 500.000 lekë.
i) Çdo veprim në kundërshtim me kërkesat e gjurmueshmërisë, të përcaktuara në nenin 25 të këtij ligji, nga 100.000 deri në 200.000 lekë.
j) Përdorimi i shënimit “Produkt ushqimor tradicional”, në kundërshtim me nenin 33 të këtij ligji, nga 100.000 deri në 200.000 lekë.
k) Etiketimi në kundërshtim me nenin 36 të këtij ligji, nga 50.000 lekë deri në 100.000 lekë.

Shoqëria EON ofron një shërbim konsulence të integruar teknike për zhvillimin e dokumentit të vetëkontrollit. Në veçanti:

– Konsulencë për këtë temë në ambientet tuaja.
– Hartimi i Manualit të HACCP(i personalizuar) dhe sigurimi i analizave të nevojshme.
– Kursi i trajnimit për punëtorët që nuk manipulojnë ushqimet (psh. kamarierë, baristë, sanitarë etj.).
– Kursi i trajnimit për punëtorët që manipulojnë ushqimet (psh. kuzhinierë, ndihmës kuzhinierë etj.).
– Trajnim per te gjithe operatoret mbi praktikat e mira te higjienes.
– Certifikim evropian për cdo operator të trajnuar
– Asistencë vjetore HACCP (etiketat, konfrontim me AKU etj.)
– Dokumentacione te tjera të nevojshme për biznesin

STANDARTET ISO
SISTEME MENAXHIMI TË INTEGRUARA CILËSI, MJEDIS, ENERGJI dhe SIGURI

Lead Auditor i Sistemeve të Menaxhimit të Cilësisë ISO 9001: 2015 dhe ISO 19011: 2012 – e njohur AICQ-SICEV n.91;

Lead Auditor i Sistemeve të Menaxhimit Mjedisor ISO 14001: 2015 dhe ISO 19011: 2012 – i njohur AICQ-SICEV n.92;

Lead Auditor i Sistemeve të Menaxhimit të Sigurisë OHSAS 18001: 2007 – i njohur AICQ-SICEV n.93;

Lead Auditor i Sistemeve të Menaxhimit të Sigurisë ISO 45001: 2018 – i njohur AICQ-SICEV n.232;

Auditor i Brendshëm i Sistemeve të Menaxhimit të Energjisë ISO 50001: 2001 – Njohur AICQ-SICEV n.117;

Konsulent dhe Projektues i Sistemeve të Menaxhimit të Cilësisë ISO 9001: 2015;

Konsulent dhe Projektues i Sistemeve të Menaxhimit të Mjedisit ISO 14001: 2015;

Konsulent dhe Projektues i Sistemeve të Sigurisë OHSAS 18001: 2007;

Konsulent dhe Projektues i Sistemeve të Sigurisë ISO 45001: 2018;

Konsulent dhe Projektues i Sistemeve të Menaxhimit të Energjisë ISO 50001;

QHSE Integrated System Responsabile – i njohur AICQ-SICEV n.174;

STUDIO EON

TRAJNIM DHE KONSULENCË TË VAZHDUESHME PËR

TË BËRË  PUNËN TUAJ TË SIGURTË

GJITHMONË BRËNDA LIGJEVE

Konsulentët tanë përditësohen vazhdimisht për të ofruar profesionalitetin më të lartë

KONSULENCË E PERSONALIZUAR

Përshtatemi me nevojat tuaja dhe jemi vetëm një telefonatë larg

THJESHTË DHE QARTË

Ne flasim gjuhën tuaj dhe ju udhëzojmë hap pas hapi

EON Group SHPK, prane jush per te zgjeruar biznesin tuaj

Jemi partneret me te mire për t’u kujdesur për aspektet e kompanisë suaj në degët e trajnimit të punëtorëve, sigurinë në punë, sigurinë e ushqimit, shëndetin në punë.
Dëshmia më e mirë e profesionalizmit tonë është në kënaqësinë e klientëve tanë të cilët për vite me radhë nuk kanë pushuar së na ndjekuri.

1432

Klientë të kënaqur me shërbimet që ofrojmë

659

Klientë që ndjekim çdo vit

76

Projekte te suksesshme

EON, JU MERRUNI ME BIZNESIN TUAJ,
ME PROBLEMATIKAT MERREMI NE.

    This will close in 0 seconds