fbpx
 

Çfarë ndodh nëse prek ushqimin me duar të pista?

Në duar lulëzojnë mesatarisht, 150 lloje të ndryshme të bakteresh: pastërtia e tyre është e rëndësishme. Për të bindur studentët që të lajnë duart rregullisht, Donna Gill Allen, një profesoreshë amerikane në Cape Fear High School në Fayetteville, Karolina e Veriut, bëri një eksperiment kureshtar dhe mjaft mbresëlënës.

Testimi. Mësuesja la tre feta bukë në tre qese plastike të mbyllura hermetikisht. E para, kampioni i kontrollit, përmbante bukën e trajtuar vetëm me doreza të reja dhe të pastra, pra sterile.

E dyta u la në qese nga duar sapo të lara. Ndërsa feta e tretë e bukës u mbajt nga fëmijë me duar të pista, dhe më pas u fut në qese dhe u vulos.

Çfarë ndodhi. Qeset më pasj u etiketuan në mënyrë që të ishin të dallueshme dhe u lanë mënjanë disa ditë, derisa mikrobet filluan të shumohenin. Në fetën e prekur nga duart e pista, mikrobet ishin përhapur shumë më tepër se gjetkë, kështu që thërrimet nga të bardha ishin bërë të një ngjyre blu-gjelbër disi shqetësuese.

Eksperimenti konfirmon atë që studiuesit kanë pohuar prej kohësh: të paktën 15-30% e infeksioneve, si virale ashtu edhe bakteriale, mund të parandalohen nga higjiena e kujdesshme e duarve, të cilat janë një mjet i lehtë për transmetimin e sëmundjeve, pikërisht për shkak se ato janë shpesh në kontakt me gojën. Në mënyrë që të thuhet se duart janë të pastra, larja e tyre duhet të zgjasë së paku 40 sekonda.

burimi: Focus



    This will close in 0 seconds