Disa pyetje-përgjigje mbi BIO-n

1. Çfarë është Bio?
2. Bujqësia Biologjike përdor pesticide?
3. Më mirë ushqime Bio apo jo-Bio?
4. A ka produkte shqiptare Bio?

Ushqimi Bio

“Bio” është një fjalë e përdorur shumë shpesh kohët e fundit. Ne e shoqërojmë fjalën “bio” me shëndetin dhe cilësinë, por a është vërtet kështu?

Për pjesën më të madhe, konsumatorët nuk e dinë as përkufizimin e vetë fjalës, aq më pak dallimin midis bio dhe jo-bio.

1. Çfarë është Bio?
Bio është ajo që vjen nga substanca e gjallë. Shpesh e përdorim këtë fjalë pa e ditur fare kuptimin e vërtetë.
Kur i referohemi ushqimit bio ne përkufizojme produktet e prodhuara pa përdorimin e kimikateve sintetike ose organizma të modifikuar gjenetikisht(omgj).

2. Bujqësia Biologjike përdor pesticide?
Nëse mendoni se prodhimet biologjike janë të pastra nga pesticidet, dikush ju ka treguar një mit apo një gënjeshtër.
Sigurisht shumë substanca janë të ndaluara, por disa janë të ligjshme.
Këto kufizime bëjnë që fermerët të përdorin sasi të mëdha të substancave “ligjore” për të pasur të njëjtin efekt që japin pak substanca “të ndaluara”. Helmimi mund të fshihet pas sasive të përdorura dhe jo prapa llojit të produktit specifik.

3. Më mirë ushqime Bio apo jo-Bio?
Nuk mund të themi nëse është më mirë ose më keq që të konsumohen produktet biologjike.
Kryesisht Bio është më e shtrenjtë dhe jo më “e shëndetshme” si mendohet. Një gjë është e sigurt, kurrë nuk duhet të përfshijmë fjalët “biologjike” dhe “pa pesticide” në të njëjtën fjali. Duhet të kujtojmë se gjithmonë mund të lajmë prodhimet tona të freskëta, për të hequr shumicën e pesticideve.

3. A ka produkte shqiptare Bio?
Kjo lloj bujqësie ka një mori rregullash për tu zbatuar(trajnim, monitorim, magazinim, transport etj.) të cilat e bëjnë gati të pamundur produktin realisht Bio në Shqipëri.



[contact-form-7 id="355" title="Forma Kontaktit"]

This will close in 0 seconds