iPhone 11 NDAN VENDNDODHJEN E PËRDORUESIT EDHE NËSE ËSHTË I ÇAKTIVIZUAR NË KONFIGURIM

Megjithëse privatësia është një nga pikat e forta, e nënvizuar vazhdimisht gjatë eventeve të ndryshme publike, Apple-it kësaj herë i është dashur shumë punë për të siguruar përdoruesit e saj. Kohët e fundit, Brian Krebs, një ekspert i sigurisë zbuloi se iPhone i ri 11 ndan vendndodhjen e përdoruesve në mënyrë të pandërprerë, edhe nëse është i çaktivizuar në konfigurim.

Siç tregohet në video-n, e postuar në blogun e tij, moduli GPS fillon të funksionojë pavarësisht se të gjitha shërbimet e lokalizimit janë çaktivizuar. Situata, e paqartë, alarmoi Krebs-in që menjëherë i kërkoi kompanisë kaliforniane informacion: megjithatë, për Apple nuk ka probleme sepse kjo është sjellja që duhet të pritet nga iPhone-et e rinj. Siç zbulohet nga TechCrunch, e cila ka komunikuar me një zëdhënës të kompanisë, ndarja e vendndodhjes mbetet aktive për shkak të teknologjisë Ultra Wideband, sensori i së cilës lejon identifikimin e saktë të pajisjeve përreth.

Aktualisht është shfrytëzuar nga funksioni AirDrop, për dërgimin e skedarëve, por në të ardhmen ai do të jetë një komponent themelor për Apple Tag, një pajisje që nuk është njoftuar akoma dhe që do të lejojë të gjenden objekte të humbura. Do ta bëjë këtë duke shfrytëzuar teknologjinë Ultra Wideband: çdo pajisje që integron çipin U1, në fakt, ka “vetëdije hapësinore”, dhe për këtë arsye është në gjendje të komunikojë me të tjerët. Pikërisht për shkak të funksionimit të tij, Apple duhet të mbajë aktivisht shërbimet e lokalizimit, siç shpjegohet nga kompania kaliforniane: “Teknologjia Ultra Wideband është një standard i industrisë dhe i nënshtrohet standardeve ndërkombëtare: në Shtete ose vendndodhje të caktuara është e nevojshme që të jetë e fikur. iOS, pra, përdor shërbimet e vendndodhjes për të kuptuar nëse përdoruesi është në një zonë ku përdorimi i teknologjisë nuk lejohet dhe nëse është kështu, e çaktivizon atë “.

 

burimi: Corriere.it
përshtati: Studio EON



[contact-form-7 id="355" title="Forma Kontaktit"]

This will close in 0 seconds