fbpx
 

“Çertifikatat e rreme ISO”, gjashtëmbëdhjetë persona në proçes

(Itali) Shtyhet për 15 prill të vitit të ardhshëm, seanca përgatitore, planifikuar para gjykatësit paraprak Gelsomina Palmieri, në ngarkim të gjashtëmbëdhjetë personave ndaj të cilëve prokurorja Miriam Lapalorcia, tani në Foggia, ka ngritur akuzat për lëshimin e çertifkimeve ISO, pas një hetimi të Guardia di Finanza[…], çertifikime të cilat vërtetojnë, me pak fjalë, ‘cilësinë’ e bizneseve.

Hetimet, të mbështetura nga përgjimet dhe dëshmitë, janë përqëndruar në fakte që kanë ndodhur në vitet 2013 dhe 2015, dhe ka përqendruar vëmendjen mbi INQ, një kompani që kryen aktivitetin e trupit ndërkombëtar të certifikimit.

Në shenjestër ka përfunduar çështja e lëshimit të certifikatave ISO. Certifikata që hetuesit i konsiderojnë të falsifikuara në lidhje me përgatitjen e dokumentacionit të auditimit; në praktikë, nuk janë kryer kontrollet e nevojshme.
[…]
Bëhet fjalë për përfaqësues ligjorë, administratorë dhe konsulentë të INQ dhe dhjetra kompani, madje edhe individë, që veprojnë në sektorë të ndryshëm – kryesisht ndërtim – dhe janë të shpërndarë nëpër disa rajone italiane. Akuzohen për falsifikim të kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.[…]

Burimi: ottopagine.it



    This will close in 0 seconds