fbpx
 

AKU NUK NJOFTON EMRAT E SUBJEKTEVE ME PROBLEMATIKA

Jo rrallëherë procedurat që ndjek Autoriteti Kombëtar i Ushqimit lënë hapësirë për habi në sistemin e sigurisë ushqimore.

Sot gjendemi përpara dy rasteve të tërheqjes nga tregu (https://aku.gov.al/aku-njoftim/) dhe bllokimit (https://aku.gov.al/16-1-2022-denoncim/) të produkteve të pasigurta për konsumatorët, por në të dy rastet e komunikuara nga institucioni mungon një procedurë korrekte mbi informimin e subjekteve dhe konsumatorëve që janë furnizuar ose kanë blerë produktet e kompanive të audituara nga AKU.
Situata është absurde dhe tragjikomike por e vërtetë. Se si mund të zbatohet Urdhri nr. 235/2014 për gjurmueshmërinë e produkteve në këto kondita vetëm autoriteti mund ta dijë.

Por ja ku jemi per ti ri ardhur ne ndihmë institucionit me një listë të çfarë duhet absolutisht sinjalizuar kur bëhet një bllokim ose tërheqje nga tregu:

  1. Data e vendimit
  2. Emërtimi i produktit
  3. Emërtimi tregtar (sipas rastit)
  4. Emri i Operatorit të Biznesit Ushqimor në emër të cilit shitet produkti
  5. Loto e prodhimit
  6. Identifikimi i stabilimentit te prodhuesit (një prodhues mund te ketë disa fabrika)
  7. Emri i prodhuesit
  8. Adresa e fabrikës
  9. Data e skadimit te produkteve
  10. Sasia e produktit në ambalazh
  11. Arsyeja e tërheqjes ose bllokimit
  12. Paralajmërime
  13. Fotografi të produkteve

Me të njëjtin modular mund te behet revokimi i tërheqjes ose bllokimit pas hetimit procedural.
Draft moduli përdoret nga autoritet italiane dhe jo vetëm.

Për një informacion më të saktë faqja zyrtare e internetit të Ministrisë së Shëndetësisë italiane ka një hapësirë të dedikuar ku njoftohet publikisht për çdo rast tërheqje produktesh nga tregu apo revokimi të masës (https://tinyurl.com/eonrichiami), të cilin Autoriteti Kombëtar mund ta përvetësojë lehtësisht.

Draft modular për tërheqje produktesh nga tregu:



    This will close in 0 seconds