fbpx
 

Akulloret me substanca kancerogjene dhe pergjegjesia e AKU!

A ka pergjegjesi AKU per shitjen dhe konsumimin e akulloreve te sinjalizuara per pranine e oksidit te etilenit? JO, ne vijim arsyet.

Historia fillon me terheqjen nga tregu per disa produkte potencialisht të dëmshme për shëndetin: behet fjale per akullore te disa markave te njohura me një prani të lartë të oksidit të etilenit.

Si nisi.
Me date 29 qershor drejtoria franceze per ndalimin e mashtrimeve ushqimore (DGCCRF) leshoi nje alert per pranine e oksidit të etilenit, një pesticid shumë i rrezikshëm i ndaluar ne Evrope qe ne 2011, në dy stabilizante, mielli i karobit dhe goma guar. Keto stabilizante perdoren për të përmirësuar strukturën e akulloreve dhe për të ngadalësuar shkrirjen e tyre në temperaturën e ambientit. Ndotja me oksid etileni përfshin akullore në vaska plastike, gota, shkopinj, sherbet dhe parfaite.  Flitet për mbi 7000 denoncime per 100 produkte nga marka të ndryshme, listen e produkteve ne France mund ta verifikoni ne link.
Si mund te shikojme kemi te bejme me nje numer shume te larte produktesh, dhe duke qene se perdorimi i ketyre stabilizanteve eshte i gjere.
Sidoqoftë, përbërësit në fjalë përdoret vetëm në sasi të vogla në prodhimin e akullores. Në produktin e përfunduar, përmbajtja është shumë e ulët dhe shumë nën vlerën limit. Prandaj, lajmi i mirë: nuk ka shumë të ngjarë të ketë një rrezik, sigurojnë kompanite perkatese te cilat kane aktivizuar procedurat e terheqjes nga tregu per nje arsye kujdesi.

Me pas.
Kompania MARS, pergjegjese per shumicen e produkteve, aktivizon proceduren e gjurmueshmerise per produktet qe dyshohen te kontaminuara per substancat e siperpermendura. Me 20 korrik fillon terheqja nga tregu austriak i produkteve ne fjale, me 5 gusht leshohet alerti ne Itali dhe me gjere.

Po ne Shqiperi?
Ne Shqiperi nuk ekziston nje divizion i kesaj kompanie dhe nuk dime nese ka distributore te autorizuar te drejteperdrejte te njoftuar nga kompania pergjegjese. Ne kete situate AKU i referohet, sipas procedures, portalit RASFF.
Po çfare eshte portali RASFF – Sistemi i Paraljmerimit te Shpejte per Ushqimin: Ai eshte një mjet kyç për të siguruar rrjedhën e informacionit për të mundësuar reagim të shpejtë kur rreziqet për shëndetin publik zbulohen në zinxhirin ushqimor.
Krijuar në 1979, RASFF mundëson që informacioni të ndahet në mënyrë efikase midis anëtarëve të tij (autoritetet kombëtare të sigurisë së ushqimit të Shteteve Anëtare të BE-së, Komisioni, EFSA, ESA, Norvegjia, Lihtenshtajni, Islanda dhe Zvicra) edhe pse Shqiperia nuk ben pjese, AKU me te drejte ka zgjedhur ti referohet. Ky sistem ofron një shërbim per te siguruar dergimin, marrjen dhe pergjigjen efikase dhe kolektive te sinjalizimeve urgjente. Informacioni jetësor i shkëmbyer përmes RASFF mund të çojë në tërheqjen e produkteve nga tregu.

A ka faj AKU?
Terheqja nga tregu e nje produkti te sinjalizuar ne RASFF eshte nje procedure sistematike ditore. Sidomos ne periudhen e veres ka nje ngritje te sinjalizimeve ne portal qe mund te verifikohen ne website nga kushdo.

AKU, edhe ne kete rast mediatik, ka zbatuar nje procedure normale te cilen e aplikon ne perditshmeri.

Pse nuk kontrolloi AKU sapo lajmi doli ne media?
Procedurat e sigurise ushqimore nuk funksionojne keshtu, ato mbeshteten ne legjislacionin ne fuqi dhe ne faktorin e riskut. Per çdo institucion boteror, edhe te vendeve me te perparuara, do te ishte e pamundur te ndiqte çdo sinjalizim jo-zyrtar neper media apo rrjete sociale.
Sistemi i gjurmueshmerise, bazuar ne sistemin e procedurave te analizes se riskut HACCP, duhet te aplikohet nga cdo biznes ushqimor dhe ne momentin qe sinjalizohet prezenca e kontaminuesve aktivizohet sinjalizimi ne autoritetin e kontrollit si dhe terheqja nga tregu dhe me pas asgjesimi i produkteve te rrezikshme.

Po 11.7 ton produkte akullore te kontaminuara te konsumuara ne tregun shqiptar nuk jane faji i AKU?
Siç referohemi dhe ne fillim te artikullit nuk jemi ne prani te rrezikut te sigurte por te nje rreziku potencial. Ne Shqiperi jane konsumuar 11.7 ton produkte akullore, por te jemi te sigurte qe ne ditet ne vijim do te zbulohen dhe produkte te tjera ku jane perdorur ato stabilizante, ne vendet e rajonit konsumi i tyre eshte eksponencialisht me i larte.
AKU ka pergjegjesi vetem per menaxhimin e riskut ushqimor dhe nuk mund ti japim aftesi hyjnore duke bere te mundur eleminimin e tij.

A do ishte ne gjendje AKU te verifikonte nje risk te tille?
Jo. Pergjigja eshte shume e thjeshte sepse AKU mund te kete shume gabime por mungesa e laboratoreve te akredituar nuk hyn ne pergjegjesite e insitucionit.

Ne rastin e akulloreve me prani pesticidesh, por dhe te produkteve qe mund te verifikoni ne portalin evropian, mendojme qe AKU zbaton me perpikmeri procedurat e sigurise ushqimore.

P.S.
Ne oret ne vijim eshte leshuar nje sinjalizim edhe per nje produkt te markes MILKA dhe te disa markave te tjera.



    This will close in 0 seconds