fbpx
 

Dikush te trajnoje AKU-ne!

Problemi është urgjent: Dikush te trajnoje AKU-ne.

Kur Studio EON, e cila ushtron aktivitetin e saj, nder te tjera dhe Sigurinë Ushqimore, ne Itali dhe ne BE prej vitit 2008, hapi filialin e saj ne Tirane gjithçka do te priste por kurrë nuk do te imagjinonte qe niveli i interpretimeve te këtij institucioni kaq te rëndësishëm per vendin, do te ishin një teatër absurdi.
Mbase profesinalitetet e gabuara ne pozicione te gabuara, mbase vendi ynë është akoma ne një tranzicion te vazhdueshëm, por është e pashpjegueshme qe çdo dite një biznes ushqimor zgjohet dhe gjendet përpara një opinioni jo vetëm joshkencor por dhe ne kundërshtim me praktiken dhe legjislacionin e vendeve te BE (por dhe standardin botëror), legjislacion nga i cili është kopjuar tërësisht legjislacioni ynë ushqimor.

Nëse do te bënim një kronologji te risive absurde qe kemi hasur me interpretimet e AKU-se, qe nga viti 2016, përveç disa hapësirave sporadike, do binte ne sy një skenar i trishtë: ne ketë institucion, çdo mëngjes, një burokrat zgjohet dhe krijon një interpretim mbi një fushe tashme te strukturuar fare mire nga fqinjët e përparuar por dhe nga ata qe ndjejmë si me pranë, Kosova apo Maqedonia. Por prape, burokrati ndërton një risi interpretuese kaotike dhe joprofesionale qe do te shkaktoje shiun e një mije problemeve mbi bizneset ushqimore.

Sot gjendemi përpara një interpretimi tjetër, totalisht absurd, por qe per institucionin e AKU-se duket normal: Certifikata DDD. Po te shikojmë postimet ditore te profilit zyrtar ne Facebook te Autoritetit Kombëtar te Ushqimit, nder te tjera do te vëreni edhe këtë paragraf (postim i datës 12/07/2021, por postimet janë ditore):

Gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 47 masa me paralajmërim. Këto masa janë dhënë për mungesë rinovimi të librezës shëndetësore të personelit, për rinovim të analizës bakteriologjike të ujit*, tejkalimit të afatit të planit DDD.

Çfarë është konkretisht “plani DDD”, dhe si mund te “tejkalohen afatet” e këtij plani?
Ne te vërtete plani DDD (Dezinfektim, Dezinsektim, Deratizim) është një monitorim qe biznesi ushqimor duhet te operoje ne forme te vazhdueshme.
“Tejkalimi i afatit” është një risi tërësisht shqiptare dhe nuk kuptojmë ne çfarë konteksti mund te tejkalohen afatet, përveçse ne mos monitorimin e rreziqeve nga dëmtuesit. Por ne këtë rast, autoritet e vendeve te BE bëjnë menjëherë pezullimin e aktivitetit deri ne rikthimin ne normalizim te pragut te rrezikut se subjektit, dhe kurrë nuk do te mendonin ta anashkalonin me një “paralajmërim”.

Rregulloret (KE) 852-853-854 dhe 882/2004 (ndryshuar nga Rregullorja BE 625/2017) të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të 29 Prillit 2004 mbi higjienën e produkteve ushqimore (paketa e higjienës), detyrojnë Operatoret e Biznesit Ushqimor të zhvillojnë dhe zbatojnë Manualin HACCP i përbërë nga shumë skeda ku raportohen periodikisht veprimet e vetëkontrollit për të mbrojtur higjienën e ushqimit, përfshirë planin e kontrollit të dëmtuesve DDD (parazitë, brejtës dhe insekte).

Operatori i Biznesit Ushqimor (OBU), përgjegjës për planin e vetëkontrollit, siç raportohet në “Manualin HACCP: parandalimi dhe kontrolli i dëmtuesve”, duhet te pajiset me një plan DDD i menaxhuar ne mënyre autonome (vetjake) ose mund te mbështetet ne një subjekt te specializuar. Plani i vetëkontrollit HACCP kërkon qe te vendoset një “prag rreziku” për secilin dëmtues, një vlerë që, përmes monitorimit, nuk duhet të tejkalohet. Nëse, për shkaqe aksidentale, të kufizuara në zonat e jashtme dhe/ose te brendshme te subjektit, pragu i rrezikut tejkalohet lind nevoja per një ndërhyrje per dezinfektim prape ne forme vetjake ose nga një subjekt i specializuar.
Ndryshe nga interpretimi i AKU-se, legjislacioni BE dhe ai shqiptar parashikojnë “vetëkontroll” nepermjet protokollit HACCP.
Nëse rezultati i veprimit nuk përputhet me pragun e përcaktuar te rrezikut, OBU ne bashkëpunim me përgjegjësin e parandalimit rishikon planin e vetëkontrollit ne kërkim te ndonjë faktori rreziku të harruar ose të pa vlerësuar.

Shpesh subjektet zgjedhin te mbështeten nga subjekte te specializuara, por kjo është një zgjedhje e mbështetur totalisht ne vetëkontroll.
Zakonisht, subjektet e specializuara, ne fund te dezinfektimit, lëshojnë një “Certifikate DDD”.
Këtu lind interpretimi i AKU-se, e cila, siç duket dhe nga aktiviteti i publicizuar ne profilin zyrtar ne Facebook, ka ide konfuze mbi planin DDD dhe përgjegjësin e zbatimit te tij.

Plani DDD, si parashikohet nga Udhëzimi Nr. 20, date 25.11.2010 (Plani HACCP), zbatohet ne autonomi nga Operatori i Biznesit Ushqimor i cili zgjedh nëse e aplikon vete këtë plan apo ia delegon një subjekti te specializuar.

AKU i bie shkurt: kërkon certifikatën.

Te gjendur përpara kërkesës se habitshme te një trupe inspektuese gjate kontrollit ne një subjekt ushqimor, menduam qe ishte thjeshte trupa inspektuese qe kishte nevoje per një rifreskim te përkufizimit teknik te “planit DDD” dhe kështu i kërkuam informacion te mëtejshëm adresës zyrtare te emailit te institucionit përkatës.

From: eongroup@eonimpresa.com <eongroup@eonimpresa.com>
Sent:
Wednesday, June 16, 2021 10:48 AM
To:
info aku
Subject:
Subjektet qe duhet te pajisen me certifikate DDD

 Pershendetje,

 Me kete per te kerkuar informacion mbi subjektet qe duhet te pajisen me certifikate DDD.

Ne pritje te pergjigjes tuaj, ju urojme pune te mbare!

Duhet thënë qe institucioni nuk vonon ne kthim përgjigjen, dhe pse përmbajtja ka informacione çorientuese, te shumta dhe te panevojshme per një kërkese informacioni fare te thjeshte. Kjo e bën te vështirë edhe per ne qe jemi teknike dhe konsulentë te fushës te kuptojmë përmbajtjen.

Da: info aku <info@aku.gov.al>
Inviato:
mercoledì 16 giugno 2021 15:09
A:
eongroup@eonimpresa.com
Cc:
Klaudio Gica <Klaudio.Gica@aku.gov.al>
Oggetto:
Re: Kthim Përgjigje

Përshëndetje të nderuar,

Referuar pyetjes Tuaj: “Për informacion ne lidhje me subjektet qe duhet te pajisen me certifikatën e shërbimit DDD”, Ju informojmë se:

Fillimisht personi është i detyruar që të kryej regjistrimin e biznesit të tij në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB). Subjektet qe kryejnë aktivitet me pakice nuk licencohen, pra nuk janë te detyruar te pajisen me licence ne (QKB), por këto subjekte janë te detyruara te njoftojnë Drejtoritë Rajonale te AKU, për vendin e kryerjes se aktivitetit dhe natyrën e tij jo me vone se 30 dite nga fillimi i veprimtarisë me pakice. Nëse subjekti kryen aktivitet me shumice është i detyruar qe te beje kërkesën për regjistrim pranë QKB. Ne faqen zyrtare te këtij institucioni janë te afishuara te gjitha dokumentet provuese dhe shoqëruese te cilat duhet te dorëzojë një subjekt ne momentin e aplikimit, ku nder te te tjera duhet te përcaktojë qartazi edhe nënkategorinë e veprimtarisë qe kërkohet te licencoje, si edhe veprimtarinë specifike. Qe nga data e aplikimit afati i marrjes se vendimit përfundimtar është 30 dite.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), në kuadër të garantimit të zbatimit të legjislacionit në fushën e sigurisë ushqimore në Republikën e Shqipërisë, kryhen inspektimet në Operatorët e Biznesit të Ushqimit për verifikimin e përmbushjes së kushteve dhe kritereve ligjore për ushtrimin e aktivitetit të këtyre OBU-ve të cilat kanë aplikuar pranë QKB për t`u licencuar në aktivitetet përkatëse.

Ne lidhje me vendin dhe natyrën e aktivitetit të subjektit, AKU ushtron inspektimin ne vend për verifikimin e plotësimit te kushteve dhe kritereve, sipas legjislacionit ne fuqi. Është detyre e çdo Operatori te Biznesit Ushqimor qe përgatit, përpunon, trajton, ruan dhe magazinon, produkte ushqimore ne mjedise te ushtrimit te aktivitetit me pakice apo shumice, te siguroje zbatimin me rigorozitet te kërkesave dhe kushteve te përgjithshme dhe te veçanta  te higjienës, rregullat dhe standardet e detyrueshme tekniko teknologjike, ne ambientet e tij, si dhe dokumentacion te rregullt te produkteve ushqimore sipas këtij legjislacioni:

o   Ligjin Nr. 9863, datë 28.01.2008 “Për Ushqimin” i ndryshuar;

o   Ligjin Nr. 10433, datë 16.06.2011 “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë”;

o   VKM-në Nr. 1344, datë 10.10.2008 “Për miratimin e rregullave për etiketimin e produkteve ushqimore”;

o   VKM -në Nr. 760, datë 16.09.2015 “Për kërkesat për gjurmimin e ushqimit, ushqimit për kafshë, përgjatë zinxhirit ushqimor”;

o   Udhëzimin Nr. 22, datë 25.11.2010 “Për kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të higjienës për stabilimentet e ushqimit dhe operatorët e biznesit ushqimorë”,

o   Udhëzimin Nr. 20, datë 25.11.2010 “Për zbatimin e programeve paraprake, të praktikave të mira të higjienës, praktikave të mira të prodhimit dhe procedurave të bazuara në analizën e rreziqeve dhe pikave kritike të kontrollit (HACCP) në stabilimentet ushqimore”

Gjithashtu, personeli që do të punojë në subjektin në fjalë duhet të pajiset me ketë dokumentacion : Librezë shëndetësore, të detyrueshme për çdo person cili është pjese e personelit qe punon ne fushën e trajtimit apo shitjes se ushqimit, si dhe OBU duhet te disponoje analizën e ujit për ngarkesën mikrobiologjike, pajisje me planin DDD.

Gjithashtu subjekti duhet të plotësojë;

o   Vendodhjen, kushtet dhe gjendjen e stabilimentit, planimetrinë e prodhimit, zyrat, mjedisin , mjetet e transportit. (nëse kryen transport)

o   Kushtet higjieno sanitare te prodhimit, përpunimit dhe tregtimit.

o   Lëndët e para, uji, shtesat teknologjike  të jenë të pajisura me dokumentacion shoqërues.

o   Materialet paketuese që përdor të jenë në përputhje me kërkesat ligjore.

o   Te disponojë dokumentacion shoqëruese të lëndëve të para dhe produktit përfundimtar.

o   Proceset teknologjike qe zbatohen ne prodhim/përpunim.

o   Drejtuesi teknik. (në raste se është biznes i madh)

o   Hartimi dhe implementimi i plani HACCP (ne raste se është biznes i madh) dhe zbatimin e praktikave të mira te punës dhe te higjienës (PMH dhe PMP) në rastet kur ushtron aktivitet si biznesit i vogël.

o   Zbatimi e kërkesave të sistemi i gjurmueshmerise. (faturat e blerje/shitjeve me flete analizat përkatëse).

Subjektet qe kryejnë aktivitet ne fushën e ushqimit me pakice apo me shumice kane detyrim ligjor referuar Udhëzimit Nr. 20, datë 25.11.2010 “Për zbatimin e programeve paraprake, të praktikave të mira të higjienës, praktikave të mira të prodhimit dhe procedurave të bazuara në analizën e rreziqeve dhe pikave kritike të kontrollit (HACCP) në stabilimentet ushqimore”, te pajisen me certifikatën e shërbimit DDD.

Për më shumë informacion referuar bazës ligjore, lutemi, konsultohuni me website-n zyrtare të institucionit (www.aku.gov.al), duke mbetur në kontakt për çdo paqartësi.

Ju urojmë ditë të mbarë!

Sektori i Informimit të Publikut dhe Koordinimit Ndërinstitucional

AUTORITETI KOMBËTAR I USHQIMIT

Me sa kuptohet nga paragrafi i specifikuar, AKU mbështetet, me te drejte, ne Udhëzimin Nr. 20, date 25.11.2010, por e interpreton si detyrim per subjektet te pajisen me “…certifikatën e shërbimit DDD”.
Duke mos u cituar ky dokument ne asnjë paragraf te referencës ligjore, kërkojmë informacion te mëtejshëm nga AKU.

From: EON Group <eongroup@eonimpresa.com>
Sent:
Tuesday, July 6, 2021 10:05 AM
To:
info aku
Cc:
indrit.tuga@eonimpresa.com; s.mana@eonimpresa.com; elisbilali@hotmail.com; ‘Gerta Bilali’
Subject:
R: Kthim Përgjigje

 Pershendetje,

 Ju falenderojme per pergjigjen tuaj por prape mbetemi te paqarte ne referencat qe specifikoni ne email.

Studio jone, si shpesh here ju kemi vene ne dukje, operon prej 13 vjetesh ne vendet e BE ne zbatim te normativave te ndryshme, nder te tjera

edhe Rregulloren KE 852/04 “Mbi higjienen e produkteve ushqimore”, nga e cila eshte perafruar Udhezimi Nr. 20, date 25.11.2010, te ciles ju i referoheni ne pergjigje.
Por asnjehere, dhe ne asnje vend te BE, nuk kemi hasur interpretim si i juaji mbi sherbimin DDD.

Duke qene se lexuam me vemendje emailin e derguar, dhe pas konsultimit me te gjitha referencat ligjore ne email, dhe kryesisht me Udhezimin Nr. 20/2010, e patem

te pamundur te identifikojme percaktimin qe ju i beni “Certifikates DDD”.

Me kete per te ju rikerkuar dispoziten konkrete ne te cilen percaktohet nje detyrim i tille.

Ne pritje te pergjigjes tuaj, ju urojme pune te mbare!

Nuk vonon përgjigja e institucionit, i cili kësaj rradhe specifikon referencën ligjore, duke vazhduar ne interpretimin arbitrar te një “certifikate” qe nuk gjendet as ne citimin e tyre:

Da: info aku <info@aku.gov.al>
Inviato:
martedì 6 luglio 2021 12:37
A:
EON Group <eongroup@eonimpresa.com>
Cc:
Klaudio Gica <Klaudio.Gica@aku.gov.al>
Oggetto:
Re: Kthim Përgjigje..

Përshëndetje te nderuar,

Për sa kërkohet, ne lidhje me bazën ligjore te përcaktimit te përmbushjes se detyrimit për “Certifikatën DDD”, Ju lutem referojuni sa me poshtë:

UDHËZIM Nr. 20, datë 25.11.2010

SEKSIONI: IV. METODOLOGJIA PЁR KONTROLLET ZYRTARE

PIKA: 4. Kontrollet e PMH dhe PMP-ve synojnë të verifikojnë një zbatim dhe përmbushje të
vazhdueshme dhe të qëndrueshme të aktiviteteve të mëposhtme nga prodhuesit e produkteve ushqimore, germa f:

  1. a) Analizimin dhe rishikimin e informacionit lidhur me zinxhirin ushqimor;

b)Projektimi dhe mirëmbajtja e ambienteve dhe pajisjeve;

  1. c) Statusin e higjienës për një hap përpara, gjatë dhe një hap më mbas në zinxhirin ushqimor;

d)Higjienën personale dhe gjendjen shëndetësore të personelit;

  1. e) Trajnimin e personelit mbi procedurat e punës dhe ato higjienike;
  2. f)  Kontrollin ndaj dëmtuesve (parazitëve, brejtësve dhe insekteve);
  3. g) Sigurinë e ujit;
  4. h) Kontrollin e temperaturës së ruajtjes së ushqimit;
  5. i) Kontrollin e ushqimeve në fazën e marrjes në dorëzim dhe të shpërndarjes, dhe të gjithë informacionin shoqërues;

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin,

Ju urojmë ditë të mbarë!

Sektori i Informimit të Publikut dhe Koordinimit Ndërinstitucional

AUTORITETI KOMBËTAR I USHQIMIT


Tekniket, konsulentët dhe avokatet e studios tone nuk arrijnë te kuptojnë se ku “kontrolli” transformohet ne “certifikim”, duke qene qe i pari është një veprim i vazhdueshëm ne kohe, ndërsa i dyti një rezultat përfundimtar i një veprimi spot.
Ne nuk arritëm ta kuptonim se si germa f) te pikës 4, ne seksionin IV “Kontrollin ndaj dëmtuesve”, një veprim vetjak i një subjekti, behet një “Certifikim” qe mund te lëshojë vetëm një subjekt i specializuar, pra një pale e trete.
Per keto arsye kërkuam specifikim te mëtejshëm te përgjigjes me emailin ne vijim:

Da: eongroup@eonimpresa.com <eongroup@eonimpresa.com>
Inviato: martedì 6 luglio 2021 14:58
A: ‘info aku’ <info@aku.gov.al>
Cc: indrit.tuga@eonimpresa.com; s.mana@eonimpresa.com; elisbilali@hotmail.com; gertabilali@confindustriaalbania.it
Oggetto: R: Kthim Përgjigje..
Priorità: Alta

Pershendetje,

Pra per te rikapitulluar:

Ju interpretoni mbi bazen e, citojme “f)  Kontrollin ndaj dëmtuesve (parazitëve, brejtësve dhe insekteve);” qe te gjithe subjektet duhet te pajisen me “Certifikate DDD”?

Ju arrini ne kete interpretim edhe pse “Certifikata DDD” eshte nje sherbim qe ofrohet vetem nga pale te treta, pra nuk eshte nje sherbim qe mund te behet ne aplikim Vetekontrolli?

Ne pritje te pergjigjes tuaj, ju urojme pune te mbare!

Ne pritje te përgjigjes se institucionit, marrin kuptim postimet e vazhdueshme ne profilin zyrtar te AKU-se ku flitet per “… tejkalim te afatit te planit DDD”, pra thjesht ka skaduar data e një Certifikate DDD qe subjektet as nuk e kane detyrim ta kenë. Po atëherë per çfarë i paralajmëron AKU keto subjekte?

Trupa inspektuese, social media manager dhe kush përgjigjet ne adresën zyrtare te email te institucionit AKU me siguri kane nevoje per një rifreskim mbi nocionet teknike te planit DDD.
Dikush duhet ti shpjegoje se çfarë është një plan DDD, si aplikohet, si monitorohet, si korrigjohet dhe si kontrollohet nga organet inspektuese.

Legjislacioni ushqimor vendas i ka rrënjët ne vitin 2008 me ligjin Nr. 9863/2008, dhe me pas me përafrimin e Rregullores KE 852/2004 ne Udhëzimin Nr. 20/2011 (HACCP).
Plot 10 vjet nga Udhëzimi HACCP dhe akoma gjendemi përballë interpretimeve te këtij lloji.
Standardi qe ekziston prej 2004, behet i pamundur per bizneset vendase apo te huaja te aplikohet ne Shqipëri pasi ato përplasen, akoma ne 2021, me problematika te izoluara qe shfaqen vetëm ne vendin tone. Jo rralle here dhoma tregtare te huaja kane shprehur habi dhe na janë drejtuar per te kuptuar me konkretisht keto lloj interpretimesh ndaj te cilave dhe konsulentët tanë janë dorëzuar te kuptojnë.

Me siguri, si here te tjera (shih gjobat absurde mbi QKL qe sot nuk duken me ne postimet e institucionit), AKU përgjigjet me refrenin “bizneset kane te gjitha hapësirat ligjore te kundërshtojnë interpretimet” dhe është e vërtetë, bizneset vendase ne shumicën e rasteve nuk bëjnë asgjë përpos ankesave me goje apo neper mediat sociale, por gjithsesi mendojmë qe do te ishte mire qe protokollet e sigurisë ushqimore te ishte i afte ti zbatonte institucioni përkatës dhe jo një gjykatës.
Nëse çdo dite lindin interpretime qe ne një afat kohor te shkurtër zhduken ne heshtje edhe ne mungese te ndryshimit te legjislacionit, me siguri stafi institucionit ka nevoje per trajnim sepse do te ishte e pamundur per bizneset te ndiqnin hap pas hapi çdo “risi” interpretuese.

Ne historikun tone te shkurtër ne Shqipëri, kemi treguar qe jemi një studio e hapur plotësisht per bashkëpunim me te gjitha institucionet ose bizneset dhe këtë gjë e kemi shprehur qarte tek çdo përfaqësues i AKU-se apo te MBZHRAU.

Mendojmë qe artikujt me kritika konstruktive vetëm ndihmojnë punën e institucioneve apo mediave dhe jemi gati per çdo ballafaqim, ashtu si kemi bere kur te paret ngritëm problemin e  Urdhërit Nr. 374/1027 (i cili akoma qëndron aty dhe pse ish Ministri Çuçi e deklaroi te kaluar ne 18 korrik 2019), me gjobat ndaj bizneseve ne keqinterpretim te QKL (edhe pse Z. Hetoja u justifikua me “asnjë biznes nuk eshte ankuar”) etj. etj.

Ne pritje te zhdukjes edhe te këtij interpretimi (mbase një dore e kane dhënë edhe artikujt konstruktiv nga ana studios tone), mbetemi te hapur per çdo konfrontim konstruktiv.

Perditesim: Pas publikimit te ketij artikulli, ne postimet ne mediat sociale zyrtare te AKU te dates 19 korrik 2021 mungon kerkesa e certifikates DDD.

“Gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 34 masa me paralajmërim. Këto masa janë dhënë për shkak se nuk është kryer rinovim i librezës shëndetësore të personelit, ambienti është i pa sistemuar, përdoret ujë i pa analizuar dhe për mosrealizim të detyrave të lëna në inspektimet e mëparshme.”

Do te monitorojme edhe ditet ne vijim nese dhe kesaj radhe, si heret e meparshme (QKL etj.), AKU do te zhduke ne heshtje interpretimin duke lene pezull nje komunikim zyrtar, nje veprim uniformues apo nje qasje te strukturuar aplikimit te sistemit HACCP dhe sherbimit DDD, apo do te kemi nje analize te thelle te faktit qe ajo lloj kerkese ishte nje indikator trashanik i papergatitjes bazike te institucionit ne aplikimin e Udhezimit nr.20/2011 (HACCP).



    This will close in 0 seconds