fbpx
 

Siguria ushqimore dhe HACCP

Siguria Ushqimore është një koncept që është shumë i thjeshtë, por në të njëjtën kohë kompleks dhe i shumanshëm, pasi që kur bëhet fjalë për ushqimin, aspektet që duhen marrë në konsideratë janë të shumta, duke filluar nga higjiena e tij, deri tek higjiena e atyre që e përpunojnë, tek paketimi i përdorur, tek materiali, tek aspektet mikrobiologjike etj.

Pra, aspektet që duhet të konsiderohen janë ato higjienike dhe ato sanitare, ku qëllimi i përbashkët është t’u ofrohet konsumatorëve qetësia maksimale mbi atë që do të blejnë: qoftë një mollë apo një mocarela, në çdo rast produkti do të duhet të plotësojë gjithmonë kriteret shëndetësorë.

Me fjalë të tjera: është e mundur të argumentohet se siguria ushqimore është një mjet për të ruajtur shëndetin e konsumatorit duke monitoruar nga ushqimet, tek uji, tek të gjitha proceset e ndryshme të prodhimit, deri tek kushtet e ndryshme higjienike.

Është një koncept i lidhur me vetëdijen higjieno-shëndetësore që vlen për aspektet ushqyese, mercologjike dhe organoleptike të çdo ushqimi në të gjithë zinxhirin e prodhimit, veçanërisht në ato vende dhe situata ku, për arsye të ndryshme që lidhen me varfërinë etj., kushtet shëndetësore nuk mund të sigurojnë mbrojtje adekuate për popullatën e pranishme ose ku, për shkak të shkaqeve klimatike, urisë, etj., cilësia e ushqimit bëhet shumë e rrezikshme.

Çdo prodhues ka mjete në dispozicion për të tregtuar një produkt të sigurtë nga pikëpamja ushqimore; shumë janë të detyrueshme, disa janë opsionale, por thjesht fakti që ato janë zbatuar do të thotë që produkti përfundimtar i garantohet konsumatorit si i një cilësie të shkëlqyeshme.

Më i rëndësishmi, është ai grup masash që merr emrin HACCP, i cili u prezantua me Udhëzimin Nr. 20 datë 25.10.2010; ishte një udhëzim me rëndësi të qartë kombëtare, i cili erdhi nga përafrimi i legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian (Rreg. KE 852 e vitit 2004), i cili rregullon higjienën dhe vetëkontrollin brenda industrive ushqimore. Kjo është një rregullore që shtrin HACCP edhe në prodhimin primar (domethënë prodhimi bujqësor) dhe është “fleksibël” ndaj bizneseve të vogla.

Pastaj, siç u përmend më lart, ekzistojnë një seri masash që janë miratuar vullnetarisht nga Operatorët e Biznesit Ushqimor, siç është standardi ISO 22000: 2005, në lidhje me gjurmueshmërinë brenda zinxhirëve të furnizimit ushqimorë.

Pra, nga njëra anë ka mjete në duart e prodhuesve që kontrollojnë sigurinë ushqimore, nga ana tjetër ka “kontrollues”, domethënë realitete shumë specifike që kanë si qëllim kontrollimin e punës së ndërmarrjeve të mëdha apo të vogla ushqimore.

Për shembull, ekziston EFSA ose Autoriteti Evropian i Sigurisë së Ushqimit. Akronim i European Food Safety Authority, është Agjencia e BE-së, lindur dhe themeluar në vitin 2002 me seli në Parma.

Lindja e saj ishte nxitur nga nevoja për të krijuar një pikë fikse dhe referuese për trajtimin, parandalimin dhe menaxhimin e të gjitha problemeve të lidhura me sigurinë ushqimore, veçanërisht përballë krizës ushqimore të viteve 1990. Është një burim absolutisht i pavarur, me qëllim ruajtjen e besimit tek konsumatorët në lidhje me shpenzimet e tyre të përditshme.

EFSA është një organ që vlerëson rrezikun e ushqimit përmes punës së komiteteve të ndryshme shkencore të ngritura nga profesionistë të sektorit, specialistë shkencorë dhe profesionistë të nivelit të lartë, të cilët mund të japin bazën e saktë për një qasje legjislative dhe gjithashtu të lejojnë Komisionin Evropian dhe vetë Parlamentin Evropian (i cili përfshin shtetet e ndryshme anëtare) për të zgjedhur midis vendimeve të ndryshme që lidhen me rrezikun ushqimor.

përshtati: Studio EON
burimi: Alessandra Mallorino për benessere.com



    This will close in 0 seconds